Kadrijaj: Kjo qeveri do të mbahet mend që riktheu krizën energjetike – na ktheu reduktimet

14:08 | 24 October 2024
kadrijaj:-kjo-qeveri-do-te-mbahet-mend-qe-riktheu-krizen-energjetike-–-na-ktheu-reduktimet

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj sot para deputetëve në kuvend tha se kjo qeveri do të mbahet mend si ajo që riktheu krizën energjetike.

Ajo u shpreh se kjo qeveri ka rritur dy herë çmimin e energjisë për qytetarët e Kosovës, ndërsa sipas saj, “për ata në komunat veriore, çmimet mbeten të pandryshuara”, përcjell Klankosova.tv.

Kjo qeveri do të mbahet mend si ajo që riktheu krizën energjetike, duke na kthyer pas 20 vjetëve me reduktime të energjisë elektrike”.

“Rriti dy herë çmimin e energjisë për qytetarët e Kosovës, ndërsa për ata në komunat veriore të Kosovës, çmimet mbeten të pandryshuara, duke krijuar një trajtim të padrejtë e diskriminues”, tha tutje Kadrijaj.

Komento: