Veselaj: Nuk po na ofrojnë qasje në dokumente, lënda do të dërgohet në hetuesi

18:38 | 24 October 2024
veselaj:-nuk-po-na-ofrojne-qasje-ne-dokumente,-lenda-do-te-dergohet-ne-hetuesi


Edhe nga kompania ‘’ER LINES’’ e cila kishte aplikuar për ofertën për të i dërguar nxënësit e Prishtinës në ekskursion në Shqipëri, thonë se i kanë përmbushur gjitha kriteret, por që janë refuzuar nga oferta.

”Të gjitha kriteret i kemi përmbushur dhe çfarë është më e keqja se nga 7 tetori ne kërkojmë qasje në dokumente, duke ju drejtuar DKA-së dhe gjitha shkollave, zero transparencë’’ thotë Shpejtim Veselaj, pronar i Kompanisë Turistike, ‘’ER LINES’’

Veselaj, për Front Online, deklaron se për këtë çështje ka përgatitur një denoncim tek Krimet Ekonomike.

‘’Unë jam duke e përgatitur një denoncim në Krimet Ekonomike. Çka të flas unë para teje, mbajë përgjegjësi penale, por edhe ata që i kanë shkelur rregullat do të mbajnë përgjegjësi penale. Zero komunikim. Kam pritur për qasje në dokumentet, por s’kam përgjigje’’ thekson ai.

Pronari i ER LINES, thotë se kanë pasur për 29 euro çmimin me të lirë se sa kompania fituese.

‘’Ne kemi konkurruar në mënyrë zyrtare. Çmimi jonë për Gjimnazin Xhevdet Doda, Ahmet Gashi, ka qenë 120 euro, ndërsa nga informacionet tona, thonë se nxënësit kanë paguar 149 euro. Sot është data 17 dhe nuk jep qasje askush’’ pohon ai.

Nga ER LINES shtojnë se kanë pasur kontakte me zyrtarë e drejtor të shkollave, të cilët iu kanë thënë se dosjet e tyre janë në DKA.

‘’Kemi pasur kontakte verbale me zyrtarët dhe drejtorët e shkollave. Disa nga shkollat na kanë kthyer përgjigje duke thënë se dosjet janë në DKA. Drejtorin e Xhevdet Dodës e kam thirre, e kam pritë një orë për një takim zyrtar, i kam thënë po dua me pa dosjen me shikuar çka ka operatori tjetër më shumë se unë, se për kriteret që kanë qenë në shpallje publike i kam plotësuar të gjitha. Leja e punës nuk ekziston në asnjë komunë dhe unë dua me ditë operatori ekonomik a e ka lejen e noterizuar dhe nëse nuk e ka të noterizuar i bie se e ka shkelë rregullin’’  thotë Veselaj, pronar i ER LINES.

Komento: