“Përndjekja nga AKI”, Lirim Mehmetaj: Nëse ish dashtë një gazetar me u dërgu në prokurori është drejtori i RTK-së Rilind Gërvalla

20:08 | 24 October 2024
“perndjekja-nga-aki”,-lirim-mehmetaj:-nese-ish-dashte-nje-gazetar-me-u-dergu-ne-prokurori-eshte-drejtori-i-rtk-se-rilind-gervalla

Gazetari Lirim Mehmetaj në një prononcim për Periskopin ka folur lidhur me hetimet që Prokuroria është duke i bërë ndaj tij dhe gazetarit Vehbi Kajtazi.

Ai ka thënë se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) do të duhej ta dërgonte në Prokurori, drejtorin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Rilind Gërvallën, e jo gazetarët që janë kritikues ndaj pushtetit aktual, pasi sipas tij kjo nuk ka kuptim.

“Nëse ish dasht një gazetar me u dërgu në prokurori nga AKI-ja, atëherë është dasht me u dërgu drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla i cili ka deklaru, ekziston edhe në proces verbal që informacionin e rremë për dy mediat, Periskopin dhe Nacionalen e ka dorëzu një zyrtar i AKI-së tek ai. Meqë AKI-ja të paktën sic ka tregu Presidentja, e ka mohu faktin se janë ata mbrapa këtij lajmi, atëherë le ta denoncojnë gazetarin Rilind Gërvalla, të ashtuquajturin gazetar, sepse ai s’o as gazetar, por drejtorin e RTK Rilind Gërvalla për keqinformim dhe përmendjen e AKI-së për të pavërteta, dezinformata, kjo kish pasë kuptim, Por si ka kuptim të denoncohen gazetarë që janë kritik në raport me pushtetin”, ka thënë për Periskopin.

VIDEO:

Komento: