Bislimi: S’ka rezultate për rrugën për normalizim – mbeti që Lajçaku te kthehet te drafti i tij i 8 dhjetorit

20:38 | 24 October 2024
bislimi:-s’ka-rezultate-per-rrugen-per-normalizim-–-mbeti-qe-lajcaku-te-kthehet-te-drafti-i-tij-i-8-dhjetorit

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur pas takimit trelateral që e ka zhvilluar sot në Bruksel me homologun e tij serb, Petar Petkoviq dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Bislimi tha se “fatkeqësisht, për temën kryesore që jemi mbledhë, nuk ka rezultate”, e që fjala ishte për rrugën përpara drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës e Serbisë.

“Fatkeqësisht, për temën kryesore që jemi mbledh, nuk ka rezultate. Në pikën rreth ecjes përpara me normalizimin e raporteve. Mbeti në fund që Lajçaku të kthehet edhe një herë tek drafti i tij i nëntë i datës 8 dhjetor dhe ta plotësojë me komentet e palëve dhe të provojë edhe një herë”.

“Serbia edhe më tej insiston me implementim të pjesshëm, sipas idesë “ne bëjmë diçka, ju bëni diçka”. Ndërkaq në tema të tjera mund të themi se ka pasur diçka lëvizje. Shembull jemi dakorduar të themelojmë një grup punues që do të harmonizojë rreth 20 certifikata veteriner, të cilat përdoren në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe po ashtu që të kërkohet që trupat e inspektoratit fitro-sanitarë të vendosen në mënyrë të përhershme edhe te Dheu i Bardhë”, tha Bislimi/

Tutje, ai tha se janë njoftuar nga Lajçaku se ka premtime të mëdha në Beograd se deri në fund të muajit të ardhshëm do të lëshohen linjat e interkoneksionit, që sipas tij, ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Energjisë e vitit 2022.

“E kemi diskutuar edhe lirinë e lëvizjes, ku Lajçak e nënvizoi rëndësinë e hapjes së një qendre për inspektimin teknik që e ka hapur qeveria në veri. Kishte edhe kërkesa që mbase të arrihet ndonjë marrëveshje për lejimin e vizitave të kryenegociatorëve, por ne mendojmë se duhet të respektohet marrëveshja ashtu sic është nënshkruar më herët. Te tema kryesore, që për ne është shumë e rëndësishme, ecja përpara drejt normalizimit nuk ka lëvizjeç.

“Nga Serbia dëgjuam se kryeministri i tyre, Millan Vuqeviq, një letër dërguar Komisionit, sipas tij, është përkushtuar që Serbia do t’i zbatojë të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja Bazike. Por ne mendojmë se për të qenë kjo e sinqertë, duhet të shoqërohet me tërheqjen e letrës së Bërnabiqit, e cila gjë është shumë e lehtë”, tha ai.

Komento: