Haxhi Avdyli thotë se Kurti është enciklopedi që ecë, Dejona Mihali grua shumë e mirë

23:38 | 24 October 2024
haxhi-avdyli-thote-se-kurti-eshte-enciklopedi-qe-ece,-dejona-mihali-grua-shume-e-mire

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur për kryeministrin Albin Kurti, si dhe për Dejona Mihalin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një intervistë për Insajderin, Avdyli, kishte fjalë të mëdha për të dytë, Kurtin e përshkruajti si “enciklopedi që ecë”, dhe “njeriun më inteligjent që ka takuar”.

“Albin Kurti është njeri më inteligjent që kam taku ndonjëherë, është një enciklopedi që ecë. Momentin që takona me të mësoj shumë. Është fat i madh që e kemi atë njeri në dialog”, ka thënë ai.

Ndërkaq, për Dejona Mihalin tha se është grua shumë e mirë, e hapur dhe e dashur.

“Me të vërtetë janë mundu me satanizu, por ajo është një gru shumë e mirë. Për shembull Dejona Mihali është një gru shumë e hapur, shumë e dashur. Për shembull kur të flet ajo nuk ka me të fol kështu si je doktor, por ka me të marrë e me të përqafu. Ajo tregon një afërsi si me qenë anëtar i familjes”, ka thënë Avdyli.

Komento: