AAK: VV po mundohet ti’u ik debateve me opozitën, Qeveria e parë që ia dyfishoj çmimin e rrymës qytetarëve

10:08 | 25 October 2024
aak:-vv-po-mundohet-ti’u-ik-debateve-me-opoziten,-qeveria-e-pare-qe-ia-dyfishoj-cmimin-e-rrymes-qytetareve


Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj,  për FrontOnline, thotë se VV dhe Qeveria Kurti, me mos pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit të Kosovës, po mundohet të i ik debatit të ballafaqimit me opozitën.

‘’Kjo qeveri po ikë nga skandalet e një pas njëshme në sektorin e energjetikës dhe sektorët e tjerë po mundohen me ju ikë debateve me opozitën se kanë premtuar shumë dhe janë po këta që e kanë shkatërruar çdo sektorë duke përfshirë edhe atë të energjisë’’ thotë ajo.

Kadrijaj, potencon, se Kurti kishte premtuar uljen e çmimit të rrymës, por është e vetmja Qeveri që e ngriti atë.

‘’Kurti pati deklaruar se posa vjen në pushtet do ta ulë çmimin e rrymës por e vetmja Qeveri është që e ka dyfishuar çmimi’’ deklaroj ajo.

Për të ka shumë skandale e keqpërdorime në KEK nga kjo Qeveri.

‘’Ka shumë skandale e keqpërdorime në KEK nga kjo Qeveri’’ tha ajo.

Komento: