Murati takon zëvendës-Kryeekonomistin e Bankës Botërore, diskutojnë për potencialin ekonomik të Kosovës

11:38 | 25 Tetor 2024
murati-takon-zevendes-kryeekonomistin-e-bankes-boterore,-diskutojne-per-potencialin-ekonomik-te-kosoves

Në vijim të takimeve me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, ministri i Financave, Hekuran Murati, u takua me zëvendës Kryeekonomistin e Bankës Botërore, Ayhan Kose.

Nga MFPT theksojnë se tema e diskutimit ishte zhvillimi ekonomik i vendit dhe shfrytëzimi i potencialit që ka Kosova për përshpejtim të rritjes ekonomike. Më tej në takim u diskutua edhe për investimet aktuale në sektorin e energjisë si dhe reformat afatgjata që aktualisht po bëhen nga qeveria, përfshirë edhe pakon e fundit të reformave të dakorduar me BE-në në kuadër të Planit të Rritjes.

Gjatë diskutimit u këmbyen ide edhe për mobilizimin e investimeve në sektorin privat, duke mundësuar qasje më të mirë në financa, ku me theks të veçantë u fol edhe për dritaren e sapokrijuar për Investime të Diasporës.

Kose e vlerësoi pozitivisht performancën ekonomike të Kosovës përkundër sfidave globale, duke rikonfirmuar se vendi ka potencial për përshpejtim të mëtutjeshëm të rritjes ekonomike, thuhet tutje në kumtesë për media.

Komento: