Vuçiqi me Von der Leyen foli edhe për Kosovën: Ia shpjegova domosdoshmërinë e kompromisit dhe negociatave

16:08 | 25 October 2024
vuciqi-me-von-der-leyen-foli-edhe-per-kosoven:-ia-shpjegova-domosdoshmerine-e-kompromisit-dhe-negociatave

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur pas takimit që ka pasur me presidentin e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Beograd.

Sipas tij, ka gjëra që BE-ja i ka iftar kundër Serbisë, por siç tha, von der Leyen ka qenë gjithmonë e gatshme ta dëgjojë Serbinë.

“Folëm për përcaktimet e Serbisë. Derisa unë jam president i Serbisë, ne nuk do t’i ndryshojmë qëllimet tona kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme. Kjo do të thotë se rruga jonë evropiane dhe angazhimi për Serbinë evropiane është vendimtar për përparimin tonë dhe ne do të jemi të përkushtuar të punojmë në të dhe të shpresojmë për rezultate”.

“Folëm edhe për situatën gjeopolitike. E informova presidentin Von der Leyen se si është politika serbe dhe biseduam edhe për Kosovën. I shpjegova në mënyrë të detajuar dhe të plotë qëndrimet e Serbisë dhe domosdoshmërinë e kompromisit, negociatave dhe të ardhmen e gjithë rajonit”, shkroi Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Vuçiqi tha se është mirënjohës për të gjitha grantet që Serbia i ka marrë prej BE-së por edhe për ato që do t’i marrin si pjesë e Planit të Rritjes, teksa tha se “shpresoj që deri në fund të vitit ta hapim kapitull III, i cili do të jetë sinjal i jashtëzakonshëm se Serbia po përparon në rrugën e saj drejt BE-së”.

Komento: