Vitia: Modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon, janë kryer 50% e punimeve

17:38 | 25 October 2024
vitia:-modernizimi-i-hapesirave-spitalore-po-vazhdon,-jane-kryer-50%-e-punimeve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka bërë të ditur se deri më tani janë përfunduar gjysma e punimeve.

Po ashtu, ministri ka shkruar se puna po vazhdon klinikë për klinikë.

“Modernizimi i hapësirave spitalore vazhdon. Transformimi i korridoreve, pritoreve dhe sporteleve në klinikat e Kirurgjisë, Radiologjisë dhe Biokimisë po vazhdon me intensitet të lartë. Më shumë rregull dhe organizim për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët në institucionet tona publike. Tashmë kanë përfunduar rreth 50% e punimeve. Puna vazhdon, klinikë për klinikë!”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se modernizimi i këtyre hapësirave do të krijojë kushte më të mira për pacientët dhe familjarët që vizitojnë këto klinika.

Komento: