Skandali me pasaporta, Ministria e Jashtme fajëson operatorin që pranoi ta paguajë pesëfish më shumë

19:38 | 25 October 2024
skandali-me-pasaporta,-ministria-e-jashtme-fajeson-operatorin-qe-pranoi-ta-paguaje-pesefish-me-shume

Pas ndërprerjes së kontratës për dërgesa diplomatike ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ata thanë se kontrata është prishur për shkak të ‘vonesës së papranueshme në dërgimin e dokumenteve’.

MPJ ka fajësuar operatorin që megjithatë pranoi ta paguajë pesëfish më shumë.

Përmes një njoftimi në Facebook, MPJD thotë se dokumentet nuk janë të humbura por vetëm janë vonuar në mbërritjen e tyre në destinacionet e caktuara.

Njoftimi i plotë i MPJD’së:

Në lidhje me raportimet e mediave rreth shkëputjes së kontratës me operatorin ekonomik për ofrimin e Shërbimeve Postare Diplomatike, njoftojmë opinionin publik se operatori ekonomik i cili ishte përzgjedhur me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit në muajin qershor të këtij viti, ka shkaktuar vonesa të papranueshme në dërgimin e dokumenteve. Si pasojë, MPJD ka ndërmarrë masa të menjëhershme dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi për t’i dhënë fund kësaj kontrate, duke mos lejuar abuzimin me detyrimet ndaj qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deklaron që nuk bëhet fjalë për humbje dokumentesh, por për vonesa në mbërritjen e tyre në destinacionet e caktuara.

MPJD siguron qytetarët e Kosovës se pajisja me dokumente do të përshpejtohet dhe se asnjë tolerim nuk do të ketë për operatorët që cënojnë cilësinë dhe ritmin e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë.

Komento: