Haziri dënon sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit

12:38 | 26 Tetor 2024
haziri-denon-sulmin-ndaj-kryetarit-te-pejes,-gazmend-muhaxherit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri dënon këtë akt, dhe kërkon nga organet e rendit që të zbardhet ky rast deri në fund, njofto Klankosova.tv.

“Sulmi fizik ndaj kryetarit të Pejës dhe nënkryetarit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri, është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Përgëzojmë policinë e shtetit për efikasitetin dhe kërkojmë që ky rast të zbardhet deri në fund”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Komento: