Parandalohet kontrabanda në Dubravë, në dy qese u gjetën 7 telefona

18:38 | 26 October 2024

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar një rast të futjes së kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Departamenti për Siguri në Qendrën Korrektuese të Dubravës, mori informacion se sot pjesën veriore jashtë perimetrit të murit do të tentohej të hidhej kontrabandë nga jashtë brenda.

Gjatë kontrollit, u gjetën dy paketime të mbështjellura në qese najloni: në njërin prej tyre u gjetën katër telefona celularë, ndërsa në tjetrin tre.

Postimi i plotë:

Komento: