Një tjetër turist zhduket në Alpet shqiptare, australiani u pa për herë të fundit më 13 tetor

23:38 | 26 October 2024
nje-tjeter-turist-zhduket-ne-alpet-shqiptare,-australiani-u-pa-per-here-te-fundit-me-13-tetor

Pas një belgu dhe një lituanezi, të cilët kanë humbur gjurmët prej disa muajsh dhe pavarësisht aksioneve nga toka dhe ajri nuk gjenden, tani një i ri australian, është zhdukur.

Ai është parë për herë të fundit më 13 tetor dhe ka patur si destinacion Thethin.

Ashtu si dy të parët, edhe turisti australian ka qenë i vetëm.

David Cameron ka qenë duke eksploruar alpet nga zona e Valbonës drejt Thethit, por që prej datës 13 tetor rezulton i zhdukur. Njoftimi është bërë publik nga Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë në një postim në Facebook.

Cameron është nisur për të vizituar Thethin, ndërsa për herë të fundit është parë në zonën Lugu i Valit Valbonë.

“I riu në foto quhet David Cameron, shtetas Australian dhe ka humbur kontaktet që nga data 13 tetor 2024 rreth orës 8 te mëngjesit ku është nisur drejt Thethit, hera e fundit qe është parë është Lugu i Valit Valbonë, vendi ku ndahet shtegu për në majën e Jezercës dhe shtegun që të dërgon për në Theth, nga kjo pikë ka filluar i vetëm udhëtimin për ne Theth.

Komento: