Ambasadori britanik ngjitet në majën e Lubotenit me familjen e tij

13:38 | 27 October 2024
ambasadori-britanik-ngjitet-ne-majen-e-lubotenit-me-familjen-e-tij

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është ngjitur në majën e Lubotenit bashkë me familjen e tij.

Kështu ka njoftuar vetë ambasadori përmes një postimi në “X” ku ka ndarë edhe një fotografi.

“Majën madhështore të Lubotenit e shoh çdo ditë kur kthehem nga puna në shtëpi, kështu që ishte një kënaqësi e vërtetë të ngjitesha në të së bashku me familjen time, të udhëhequr me mjeshtëri nga Labinoti nga KlubiAlpin”, ka shkruar Hargreaves, njofton Klankosova.tv.

Image

Komento: