Haziri përkujton Bytyçin: Uka mbetet fitues i luftës dhe paqes, jam me fat që e pata mik

15:38 | 27 Tetor 2024
haziri-perkujton-bytycin:-uka-mbetet-fitues-i-luftes-dhe-paqes,-jam-me-fat-qe-e-pata-mik

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka përkujtuar ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri thotë se kontributi i Bytyçit për Suharekën dhe Kosovën është i pamatshëm, ndërsa ai vet mbetet fitues i luftës dhe paqes, transmeton Klankosova.tv.

“22 vjet pa kryetarin e Suharekës, veprimtarin e madh e eprorin e lartë të UÇK-së, Ukë Bytyqi, i cili u vra në pabesi. Uka ishte në rreshtin e parë të ushtarëve të Ibrahim Rugovës dhe kontributi i tij për Suharekën dhe Kosovën është i pamatshëm. Uka mbetet fitues i luftës dhe paqes!”, ka shkruar Haziri.

“Jam krenar që e pata mik të shtrenjtë dhe si të tillë do ta kujtoj përjetë. Shpirti juaj bënë dritë mbi lirinë, pavarësinë e demokracinë e Kosovës.  Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Ukë Bytyqit!”.

Komento: