Moti për sot: Temperaturat pritet të shkojnë deri në 24 gradë

08:38 | 28 October 2024
moti-per-sot:-temperaturat-pritet-te-shkojne-deri-ne-24-grade

Sot në Kosovë parashihet të kemi mot të ngrohtë, me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me mjegull, ndërsa disa stabile dhe mjaft e ngrohtë për këtë periudhë kohore. Temperatura maksimale mund të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe rajon sot pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Do të ketë vranësira të pakta lokale të karakterit kalimtar.

Nga e marta pa ndonjë ndryshim të madh, megjithatë mund të kemi ulje të lehta të temperaturave dhe paraqitjen e më shpeshtë të vranësira, ndërsa mund të ndodhë edhe ndonjë rigë ose rrebesh i shkurtër shiu kryesisht në disa zona kodrinore-malore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./MeteoBallkan

Komento: