Hajnat hyjnë në një shtëpi në Vushtrri, vjedhin para dhe stoli ari

16:38 | 28 October 2024
hajnat-hyjne-ne-nje-shtepi-ne-vushtrri,-vjedhin-para-dhe-stoli-ari

Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Vushtrri, ku dyshohet se kanë vjedhur para dhe stoli ari.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se në shtëpinë e tij, në dhomën e fjetjes iu kanë vjedhur para dhe stoli ari. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në konfirmim.

Komento: