Juristja e medias, Flutura Kusari, Flutura Kusari, ka njoftuar se ka daluar nga mbledhja e Bordit të RTK-së.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se ka dështuar po ashtu zgjedhja e drejtorit gjeneral të RTK-së.
Kusari, po ashtu tregoj se ka dhënë dorëheqje Adi Krasta nga pozita të cilën e mbante deri sot.
Postimi i saj.
Sapo dola nga mbledhja e bordit të RTK-së.
Konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së dështoi.
Nuk u diskutua rishpallja e konkursit ndërsa u tha që bordi ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral.
Bordi njoftoi që Adi Krasta ka dhënë dorëheqje.