Ky është polici i kapur në flagrancë duke blerë substanca narkotike te Parku i Qytetit në Prishtinë

00:08 | 29 Tetor 2024


Portali “Front Online” sonte raportoi se një polic i Kosovës u arrestua në orët e mbremjës në Prishtinë, i dyshuar për lëndë narkotike.

Ndërsa lidhur me këtë rast, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici që u kap në flagrancë është Arbnor Rexhepi, zyrtar në Divizionin e Sigurimit.

Bazuar në informacionet e para, polici Rexhepi është kapur në flagrancë duke blerë narkotikë, të llojit kokainë te Parku i Qytetit.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Komento: