Qeveria rriti pagat, Rukiqi: Hajgare me dinjitetin e shërbyesve civilë, nuk i kompenson shpenzimet nga rritja e çmimeve

14:35 | 29 Tetor 2024
qeveria-rriti-pagat,-rukiqi:-hajgare-me-dinjitetin-e-sherbyesve-civile,-nuk-i-kompenson-shpenzimet-nga-rritja-e-cmimeve

Berat Rukiqi i LDK-së ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik – nga janari 55 euro e edhe 55 euro nga korriku.

Ai ka thënë se kjo është “hajgare me dinjitetin e shërbyesve publik”.

Sipas Rukiqit, në përqindje është 9.65% rritje në janar 2025, ndërsa 19.30% në korrik të vitit 2025.

Ai ka shtuar se rritja e pagave nuk i kompenson shpenzimet nga rritja e çmimeve.

Komento: