SHKK njofton për vdekjen e dy të burgosurve, njëri ka kryer vetëvrasje, tjetri si pasojë e sëmundjes

22:08 | 29 October 2024

Dy të burgosur kanë vdekur sot, për dy rastet ka dhënë detaje SHKK. Sipas tyre bëhet fjalë për vetëvrasjen e A.G., dhe vdekjen M.R., që ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve informojnë se sot, pas një sëmundjeje të gjatë, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet M.R.

Ai ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan më 23.10.2024, “në gjendje të rënduar shëndetësore si pasojë e një sulmi ishemik në tru një vit më parë dhe po trajtohej në Njësinë Shëndetësore të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se në “Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur me jelek të burgut në dhomën e tij i burgosuri me inicialet A.G.,”.

Njoftimi i plotë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve:

Komento: