LDK më 7 nëntor nis “Turneun e Ndryshimit” nga Prishtina, Abdixhiku fton qytetarët

11:38 | 30 Tetor 2024
ldk-me-7-nentor-nis-“turneun-e-ndryshimit”-nga-prishtina,-abdixhiku-fton-qytetaret

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjedhjeg e ardhshme e përcaktojnë fatin e Kosovës.

“Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë se sa fatin e një qeverie. Ato përcaktojnë fatin e vet Kosovës; si një vend i njerëzve të lirë që punojnë e jetojnë mirë, apo i një shteti të mbyllur, në zbrazje e përplasje tensionuese të pafundme! Unë kam zgjedhur ndryshimin!”

Abdixhiku ka thënë se nga Prishtina, më 7 nëntor, do të nisin ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë në cdo anë.

“Dhe nga Prishtina, me 7 nëntor, së bashku me ekipin tim po nisim ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë në çdo anë. Po nisim ‘Turneun e Ndryshimit’! Ejani, të gjithë, në tubimet tona tek qytetet e juaja. Ejani, të bëhemi bashkë, në përcaktimin e së ardhmes që e meritojmë! Bëhu pjesë e rrugëtimit tonë plot shpresë! Bëhu ndryshimi!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka publikuar edhe datat dhe vendet ku do të mbahen këto tubime.

 

 

Komento: