Kurti reagon pas përmbytjeve vdek*jeprurëse në Spanjë

12:38 | 30 Tetor 2024
kurti-reagon-pas-permbytjeve-vdek*jeprurese-ne-spanje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë.

Nëpërmjet një postimi në “X”, shefi i qeverisë ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe thotë se Kosova solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhur për të ndihmuar.

“Mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese. Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave të shumta dhe solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të ndihmuar”, ka shkruar kryeministri

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, deri tani thuhet se 51 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë dhe shumë të tjerë janë zhdukur.

Komento: