Sveçla takohet me Sarrazinin, flasin për kontrollin e mallrave që hyjnë nga Serbia

13:38 | 30 October 2024
svecla-takohet-me-sarrazinin,-flasin-per-kontrollin-e-mallrave-qe-hyjne-nga-serbia

Ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, Xhelal Sveçla është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se me të kanë biseduar në lidhje me ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit.

“Biseduam po ashtu për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat që hyjnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdarë. Zyrtarët tanë shtetëror po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve “X” që do të lehtësojnë edhe punën e tyre edhe pritjet në pika kufitare. Falënderova z. Sarrazin për angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në postimin e Sveçlës.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

 

 

Komento: