Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, ka takuar në Doha të Katarit zv.kryeministrin njëkohësisht ministër për Çështjet e Mbrojtjes, Khalid bin Mohammed Al Attiyah. Takimi është zhvilluar në kuadër të vizitës së Maqedoncit në Katar.
Nga Katari raportohet se gjatë takimit u bisedua për tema me interes të përbashkët.
“Ata diskutuan gjithashtu marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve dhe mënyrat për t’i përmirësuar dhe zhvilluar ato. Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë dhe zyrtarë të të dyja palëve”.