Gjuriq nga Këshilli i Sigurimit bën thirrje të mos “votohet” Albin Kurti

21:38 | 30 October 2024
gjuriq-nga-keshilli-i-sigurimit-ben-thirrje-te-mos-“votohet”-albin-kurti

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka theksuar se Serbia nuk ka konflikt me shqiptarët në Kosovë, por me politikat dhe veprimet e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka përmendur aspiratat e shqiptarëve për paqe dhe prosperitet, duke kërkuar gjithashtu që këto aspirata të aplikohen edhe për komunitetin serb.

Gjuriq u ka bërë thirrje shqiptarëve në Kosovë që të refuzojnë politikat e përçarjes dhe konfliktit që sipas tij, vijnë nga ana e kryeministrit Kurti.

Ai e kritikoi kryeministrin Kurtin duke e quajtur atë një pasqyrë të regjimit që ai ka dëshiruar të luftojë para më shumë se një çerek shekulli.

“Për komunitetin shqiptar në Kosovë dua të jemi qartë, Serbia nuk ka konflikt me ju, çështja jonë ka të bëj me politikat dhe veprimet e regjimet të Albin Kurtit dhe jo shqiptarët. I kuptojmë aspirata e juaja për paqe dhe prosperitet aq sa duam t’i bëjmë të njëjtat për komunitetin serb. Iu kërkojmë që të refuzoni politikat e përçarjes dhe konfliktit dhe ta na bashkoni në kërkim të respektit të ndërsjellë mbarë sigurisë dhe bashkëpunimit. Albin Kurti është bërë një pasqyrë e regjimit te cilin ka dashur ta luftojë para më shumë se një çerek shekulli”, ka deklaruar ai në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Komento: