Dogana largon nga puna pesë zyrtarë dhe degradon dy të tjerë, kjo është arsyeja

16:38 | 31 October 2024
dogana-largon-nga-puna-pese-zyrtare-dhe-degradon-dy-te-tjere,-kjo-eshte-arsyeja

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe se ka degraduar dy të tjerë për shkelje të kodit të etikës

Në njoftimin e Doganës tuhet se hetimi identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime.

“Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forconë angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet në njoftim.

 

 

Komento: