Rukiqi-Muratit: Është fakt i pamohueshem që Trusti ka pas humbje gjysëm milioni euro në ditë, si pasojë e dështimit tuaj!

17:38 | 31 October 2024
rukiqi-muratit:-eshte-fakt-i-pamohueshem-qe-trusti-ka-pas-humbje-gjysem-milioni-euro-ne-dite,-si-pasoje-e-deshtimit-tuaj!

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Berat Rukiqi, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka deklaruar se ‘fitimi i Trustit ka kapur shifrën 203 milionë euro për 9 muajt e parë të vitit 2024’

Rukiqi në reagimin e tij në Facebook ka thënë se është fakt i pamohueshëm qe Trusti ka pas humbje gjysëm milioni euro në ditë.

“Për Ministrin e propagandës.Po, është fakt pamohueshem qe Trusti ka pas humbje, gjysëm milioni euro në ditë, si pasojë e dështimit të juaj personal për të zgjedhur anëtarët e Bordit të Trustit” shkruan Rukiqi në Facebook

Ai tutje i drejtohet Muratit duke i thënë të merret me temat e rëndësishme si rritja ekonomike, rritje e çmimeve se sa me arkiva të mediave.

Reagimi i plotë:

Komento: