Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar suspendimin e dy policëve në veri.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kjo qeveri nuk ka ndjenja ndaj uniformës së shtetit.
“Suspendimi i dy policëve në veri, kinse për “përdorim force”, është bazuar nga rekomandimi i mjekëve të strukturave paralele. Ky trajtim i uniformës së shtetit dëshmon më së miri se sa pak ndjenja ka kjo qeveri ndaj atyre që na bëjnë krenarë çdo ditë”, ka thënë Daut Haradinaj.