Avokati Skënder Musa: Qeveria ka penguar punën në sistemin e drejtësisë

19:08 | 31 October 2024
avokati-skender-musa:-qeveria-ka-penguar-punen-ne-sistemin-e-drejtesise


Avokati Skënder Musa ka vlerësuar se Qeveria ‘Kurti’ nuk e ka mbështetur fare sistemin e drejtësisë.

 “Qeveria nuk e ka mbështetë, por e ka penguar dhe ka bërë vazhdimisht ndërhyrje në vendimet e Gjykatave. Nuk është reforma ashtu siç e ka kuptuar kjo Qeveri, që të ndërhynë në rastet individuale, veçmas në raste të rënda”, deklaroi Musa.

Tutje, Musa u shpreh se ka pasur përpjekje të kapen institucionet e drejtësisë.

Sektori i drejtësisë përballet me shumë vështirësi, vlerëson avokati Skënder Musa.

“Ne emër të reformave ka pasur përpjekje që të kapen institucionet e drejtësisë dhe të vendosen nën diktatin e institucioneve ekzekutive dhe të gjitha këto Raporti i Progresit i ka potencu. Sektori i drejtësisë ka nevojë për reforma, ky sektori po përballet me shumë vështirësi, në kryerjen e detyrave”, thotë Musa.

Avokati Musa kritikoi Qeverinë ‘Kurti’ për mos mbajtjen e premtimeve dhe pengimin e punës në sferën e drejtësisë.

“Raporti i Progresit në pjesën ku flitet për drejtësi ka i pritshëm dhe kjo Qeveri nuk ka kryer asnjë premtim vetëm ka penguar punën e tyre”, përfundoi Musa.

Komento: