Shefqet Krasniqi e Halil Kastrati pjesë e Listës për Familjen? – Rrahmani jep përgjigjen përfundimtare

08:38 | 01 November 2024
shefqet-krasniqi-e-halil-kastrati-pjese-e-listes-per-familjen?-–-rrahmani-jep-pergjigjen-perfundimtare

Udhëheqësi i Listës për Familjen, Eman Rrahmani, ka mohuar zërat se Halil Kastrati e Shefqet Krasniqi do të jenë pjesë e listës për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

I ftuar në emisionin Paradoks me Vehbi Kajtazin, Rrahmani ka zbuluar shumëçka për Listën e Familjes, rrugëtimin e tij politik, si dhe premtimet e tij për zgjedhjet e reja.

Ndër emrat më të përfolur se do të jenë pjesë e kësaj liste ishin edhe Halil Kastrati e Shefqet Krasniqi, por udhëheqësi i kësaj liste e ka mohuar një thashethem të tillë.

Sipas Rrahmanit, Lista për Familjen, nuk është parti fetare dhe se prijësit fetarë i kanë vendet e tyre në kultet e fetare e jo në foltoret e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Pjesë e listës për deputetë nuk do të jetë asnjëri nga hoxhallarët apo imamët pasi jemi të qartë se cështjet fetare janë të rregulluara nga kuletet fetare. Jam jashtëzakonisht i lumtur me mënyrën e organizmit fetar në vendin tonë. Nuk është qëllimi jonë të angazhohemi për çështje fetare në këtë subjekt fetar. Personalisht jam praktikues i fesë. Nuk kemi kontaktuar e as nuk kemi biseduar asnjëherë me ndonjërin nga këta të dy. Halil Kastrati mund të jap më shumë kontruibut ku është sot e jo ku jemi ne.Do të kishim nderin që të ishte pjesë e jona por ai vetë e ka mohuar një thashethem të tillë”, ka thënë Rrahmani ne Paparaci

Komento: