“U tha, s’u bë”: Abdixhiku ia kujton Kurtit premtimet e parealizuara për sigurimin shëndetësor të Policisë

11:08 | 01 November 2024
“u-tha,-s’u-be”:-abdixhiku-ia-kujton-kurtit-premtimet-e-parealizuara-per-sigurimin-shendetesor-te-policise

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po vazhdon t’ia numëroj dështimet në realizimin e premtive që dha dikur kryeministrit, Albin Kurti, shkruan Periskopi.

Përmes një videoje në Facebook, Abdixhiku kësaj radhe ka përmendur atë që Kurti ka premtuar për sigurimin shëndetësor të Policisë së Kosovës.

“U tha se policët do ta kenë sigurimin jetësor e shëndetësor – s’u bë as minimumi që ata ta kenë këtë siguri bazike.

Ata meritojnë më mirë! Ndryshimi po vjen!” – ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Komento: