Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024.
Ky vendim u mor në mbledhjen elektronike që mbajti Qeveria.
Punëtorët e arsimit në komunën e Vitisë kishin mbetur pa paga për muajin shtator dhe për këtë arsye kishte pasur protestë para Qeverisë nga sindikatat atje dhe SBASHK-u.
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në fillim të këtij muaji tha se i ka dërguar letër ministrit të Financave, Hekuran Murati, që të veprojnë me procesim të pagave për këta mësimdhënës.
Komuna e Vitisë e kishte akuzuar Ministrinë e Financave se ka marrë mjetet për paga për të paguar obligimet e kontratave kolektive, ndërka Ministria kishte thënë kjo ka ndodhur pasi që komuna e Vitisë nuk ka siguruar buxhetin e nevojshëm.