Gjermani kërkesë Serbisë: Rishqyrtojeni projektligjin për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionin e veprave penale

13:38 | 01 Nëntor 2024
gjermani-kerkese-serbise:-rishqyrtojeni-projektligjin-per-shpalljen-e-kosoves-zone-te-mbrojtjes-se-vecante-dhe-juridiksionin-e-veprave-penale

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania i ka kërkuar Serbisë që të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionit të veprave penale.

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka shpërndarë një postim të Zyrës së Jashtme Gjermane e cila mes tjerash ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia.

Në X, kjo zyrë ka kërkuar nga Serbia rishqyrtimin e projektligjit të Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionin e veprave penale.

“I kërkojmë Serbisë të rishqyrtojë. Të dy vendet Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023 pa vonesë, duke përfshirë ASMM”, thuhet në kërkesën e tyre të publikuar në platformën X.

Sipas Rohdes i cili ka shpërndarë këtë kërkesë, një veprim i tillë i Serbisë përbën shkelje të qartë të obligimeve të Dialogut.

“Gjermania i kërkon Serbisë të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionit të veprave penale pasi kjo do të përbënte shkelje të qartë të obligimeve të Dialogut”, ka shkruar ambasadori.

Komento: