Deputeti i VV-së: Do të marrim shumë, shumë vota – Qytetarët po thonë edhe një mandat të sigurt e keni

15:38 | 01 November 2024
deputeti-i-vv-se:-do-te-marrim-shume,-shume-vota-–-qytetaret-po-thone-edhe-nje-mandat-te-sigurt-e-keni

‘’Do të marrim shumë, shumë vota. Qytetarët po na thonë e keni edhe një mandat të sigurt’’ në këtë formë sigurie po shprehet deputeti i VV-së, Valon Ramadani për FrontOnline.

Ramadani, për sondazhet e fundit thotë se nuk ka njohuri se kush i ka bërë, por potencon se nga takimet që ai ka me qytetarë, VV qëndron mirë.

‘’Nuk e di kush e ka bërë atë sondazh, por për shkak të takimeve që kam me qytetarë, mundem me thanë se kemi me marrë shumë vota. Përqindje nuk mundem me dhënë, por e di që shumë vota kemi me marrë. Shumë, shumë kemi me marr’’ thotë ai.

Ani pse shprehet optimist se VV do të merr shumë vota, përqindjen e tyre nuk mundet me thënë.

‘’E tash, mundet me qenë përqindja më shumë se sa ka qenë, nuk do të thotë që nuk mundet me qenë ndonjë koalicion tjetër, ajo është herët. Një e di të sigurt që Qeveria e udhëhequr nga Kurti nuk do të bllokohet nga asnjë subjekti, e sidomos nga Lista Serbe. Ideja është se populli e vendos nëse ka me pas koalicion ose jo. Unë po them se i merr votat e mjaftueshme për me e bërë vetë Qeverinë’’ thotë ai.

Madje, ai potencon se pjesa më e madhe e qytetarëve, janë të kënaqur me punën e Qeverisë.

‘’Qysh e shoh unë, pjesa më e madhe e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë për këto katër vite. Edhe janë të interesuar edhe një herë me ia vazhdu edhe një mandat Qeverisë. Një shprehje që po thonë ata që edhe një mandat e keni të sigurt, për arsye se janë lodhë prej qatyne partive deri tash që e kanë gërry dhe vjedhë këtë vend pa ndalur hiq’’ tha ai.

Komento: