Bajrami i reagon sërish Muratit: Le që manipulues por tani edhe të parashikushëm

17:38 | 01 November 2024
bajrami-i-reagon-serish-muratit:-le-qe-manipulues-por-tani-edhe-te-parashikushem

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në rrjetin social Facabbok ka demantuar Ministrin e Financae, Hekuran Murati, se janë harxhuar vetëm 10 milionë euro per karburante vitin e kaluar.

Bajrami duke iu referuar një statusi të shkruar pak më parë thotë se në ‘krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të saj’

“Le që manipulues por tani edhe të parashikushëm. Sakt para një orë këtu në fcb e thashë: ”Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të saj e ju mbron juve”’, ka shkruar Bajrami.

“Sapo i pranove në e-mail shkresën, vendimin dhe Raportin e Auditimit për vitin 2023, të korigjuar.

Për informatën e të gjithëve këtë raport e ka pasë si draft Hekuran Murati dhe krejt ekipi i tij, atëherë nuk i kanë vrejtë gabimet. Sot, më shumë se kurrë duhet të ngritemi kundër kapjes së institucioneve të pavarura. Nëse këta arrijnë me i modifiku raportet e ZKA-së, dy muaj pas publikimit, mundemi me marrë me mend se çka janë në gjendje të bëjnë me raportet që i shkruajnë vetë, siç është ai i shpenzimeve vjetore”, ka thënë tutje ajo.

Reagimi i saj i plotë:

Komento: