Adem Grabovci ka njoftuar se do të jetë kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Grabovci bëri të ditur se dega e PDK-së në Pejë, ka aprovuar unanimisht propozimin për kandidimin e tij, si deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit. Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë’, ka shkruar Grabovci.