Pas falsifikimit të raportit të Zyrës së Auditorit, LDK thirrje Prokurorisë: Hetim për këtë kri’m të rëndë

19:08 | 01 November 2024
pas-falsifikimit-te-raportit-te-zyres-se-auditorit,-ldk-thirrje-prokurorise:-hetim-per-kete-kri’m-te-rende

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, në një konferencë për media falsifikimin e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit, e ka quajtur krim të rëndë dhe ka kërkuar hetim nga Prokuroria.

‘’Ky është rast i rëndë i ndërhyrjes institucionale përkatësisht Qeverisë së Kosovës, në institucionet e pavarura, në këtë rast në raportet zyrtare të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Një të tillë falsifikimi nuk e kemi parë asnjëherë në demokracinë moderne të Kosovës. Kjo nuk është vetëm ndërhyrje në numra, por është falsifikim i raporteve të cilat kanë qenë publike që nga muaji gusht i këtij viti’’, ka thënë Rukiqi.

Komento: