Korigjimi i raportit nga ZKA, Çitaku: Ky është një nivel i ri i abuzimit, kësaj marrëzie po i vie fundi

19:38 | 01 November 2024
korigjimi-i-raportit-nga-zka,-citaku:-ky-eshte-nje-nivel-i-ri-i-abuzimit,-kesaj-marrezie-po-i-vie-fundi

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas akuzave të LDK’së se ZKA u ndikua nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, për ndryshim të shifrës së shpenzimeve të karburanteve për vitin 2023 nga ekzekutivi.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook thotë se ky është një nivel i ri i abuzimit.

“Që qeveria po ndërhynë në institucionet e pavarura, tashmë është e ditur botërisht.

Që po instrumentalizon institucionet, madje edhe ato të sigurisë, është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare.

Po që shkojnë deri në atë pikë sa ta detyrojnë Zyren e Auditorit që të “korigjoj” vetveten, është nivel i ri i abuzimit. 9 shkurti nuk është larg. Kësaj marrëzie po i vie fundi”, tha Çitaku.

Komento: