Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, për FrontOnline, ka komentuar Raportin e Progresit.
Hoxhaj, këtë raport e konsideron si të keq për Kosovën, derisa thekson se ky raport tregon se Kosova nuk ka pasur asnjë reformë në asnjë sektor.
‘’Raport i progresit tregon që Kosova gjate kësaj kohe nuk ka pasur asnjë reformë të brendshme në asnjë sektor, por mjerisht asnjë suksese në politikën e jashtëm, duke marr vetëm obligime nga dialogut, pa asnjë përfitim konkret dhe mbështetje politike dhe financiare’’ shprehet ai.
Hoxhaj, potencon se duke iu referuar Raportit të Progresit, Kosova nuk e merr fare statusin e kandidatit të BE-së.
‘’Aty thuhet qartë qe Kosova nuk e merr fare statusin e kandidatit, duke aplikuar në dhjetorin e 2022 dhe duke mos u trajtuar fare si kërkesë e Kosovës, por aty thuhet qartë që për Kosovën duhet ti zbatoj Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, ku është propozimi evropian për Asociacionin, është temë e kryer dhe e mbyllur’’ thekson ai.
Ish-shefi i diplomacisë, aktualisht deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka cituar një pjesë të Raportit të Progresit, ku Kosova obligohet që të i respektoj dhe zbatoj marrëveshjet e pranuara.
‘’Ajo se çfarë thuhet në tekst të raportit është mjaft shqetësuese ku shprehim thuhet: “ Si Kosova ashtu edhe Serbia pritet të zbatojnë obligimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit. Kjo përfshin themelimin e Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe (A/CSM). Kosova pritet të nisë procesi që çon në krijimin e A/CSM bazuar në propozimin evropian të paraqitur ndaj Palëve më 21 tetor 2023. Serbia pritet të fillojë të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshja paralelisht duke iniciuar njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucionet të Kosovës.” shton Hoxhaj.
Sipas tij, nga citati i lartë cekur, Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacionit janë në fuqi.
‘’Nga ky citat thuhet qartë që marrëveshja e Brukselit dhe Asociacionin janë në fuqi, dhe përtej debatit të nënshkrimit dhe zbatimit, të gjitha këto janë në fuqi!’’ potencoj Hoxhaj për FrontOnline.