Azemi njofton se LDK-së i bashkohen dy arkitektë: Kontribuan në projekte në Shqipëri, Kroaci e Zvicër

13:08 | 02 November 2024
azemi-njofton-se-ldk-se-i-bashkohen-dy-arkitekte:-kontribuan-ne-projekte-ne-shqiperi,-kroaci-e-zvicer

Kryetari i degës së LDK-së, Visar Azemi ka njoftuar se Agisa dhe Agron Gashi, dy arkitektë të njohur, janë bashkuar me LDK-në.

Të dy kanë një përvojë të shkëlqyer në projekte të rëndësishme në Shqipëri, Kroaci, dhe Zvicër.

Azemi tha  se ky vendim është një dëshmi e besimit të qytetarëve të Ferizajit në vizionin e LDK-së për një të ardhme më të ndritur.

Ai theksoi angazhimin për të ndërtuar një Ferizaj modern dhe të zhvilluar, ku çdo qytetar ndjehet pjesë e një ndryshimi pozitiv.

 

 

Komento: