Kurti: Diaspora po i përgjigjet thirrjeve, investim 7.3 milionë euro në Kosovë

23:08 | 02 Nëntor 2024
kurti:-diaspora-po-i-pergjigjet-thirrjeve,-investim-7.3-milione-euro-ne-kosove

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se 7.3  milionë euro do të investohen në ndërtimin e impiantit të prodhimit të biogasit në Kamenicë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky është një investim nga ndërmarrësi në Zvicër në Fidan Haradini.

“Diaspora po i përgjigjet thirrjeve tona për investim në Kosovë. 7.3 milionë euro është investimi i radhës”.

“E përgëzoj ndërmarrësin tonë nga mërgata Fidan Haradini për këtë kontribut të rëndësishëm nga i cili fitojnë të gjithë dhe i uroj shumë suksese”, ka thënë Kurti.

Komento: