Prangoset te “Dheu i Bardhë”, dyshohet se u ofroi 20 euro ryshfet policëve

10:08 | 03 Nëntor 2024
prangoset-te-“dheu-i-bardhe”,-dyshohet-se-u-ofroi-20-euro-ryshfet-policeve

Policia thotë se ia ka vendosur prangat një personit që u ka ofruar para të gatshme 20 euro në formë ryshfeti, dje në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti  “në hyrje” gjatë kontrollit të dokumentacionit  nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies nga pagesa e sigurimit të automjetit (me targa të huaja) në BKS, zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme 20 € në formë ryshfeti”, tha policia.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë

Komento: