Deputetja e AAK-së: Opozita është sensibilizuar me takime, VV po merret me të kaluarën dhe ‘’hajnat në burg’’

10:38 | 03 Nëntor 2024
deputetja-e-aak-se:-opozita-eshte-sensibilizuar-me-takime,-vv-po-merret-me-te-kaluaren-dhe-‘’hajnat-ne-burg’’


Deputetja e PDK-së, Time Kadrijaj, për

FrontOnline, thotë se partitë opozitare ndryshe nga VV kanë filluar të sensibilizohen me takimet e tyre.

‘’Partitë opozitare janë sensibilizuar në takime me struktura, degë e nëndegë e grupe të interesit që po bëjnë fushatë ku ne si AAK po e prezantojmë planin udhëheqës, ndërsa partia në pushtet në mungesë të tregimit të rezultatit dhe performancës së keqe ende merret me të kaluarën dhe qeveritë paraprake gjë që qytetarët kanë me i ndëshkuar’’ thotë ajo.

Kadrijaj, potencon se kryeministri Kurti është dashur të i prezantoj të arriturat e Qeverisë e jo të merret me të kaluarën.

‘’Kurti është dashur t’i prezantoj të arriturat e Qeverisë dhe jo të merret me të kaluarën, s’ka rezultate asnjë investim asgjë nuk ka të gjitha rrugët në mes të punës i ka lënë’’ thotë ai.

Deputetja e AAK-së, potencon se parullat e VV-së ‘’hajnat në burg’’’, kësaj radhe i përshtatën parties në pushtet, VV-së.

‘’Parulla hajnat në burg kësaj radhe janë të Vetëvendosjes se kjo qeveri ka korrupsion më së shumti dhe e kanë dëshmuar gjatë këtyre viteve’’ shton ajo.

 

 

 

Komento: