Balloja e Marinsave amerikanë, Presidentja me Zotëriun e Parë në festën që organizohet qe 249 vjet

15:38 | 03 Nëntor 2024
balloja-e-marinsave-amerikane,-presidentja-me-zoteriun-e-pare-ne-festen-qe-organizohet-qe-249-vjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmjen e së shtunës ka marrë pjesë në ngjarjen që u shënua për ndër të ditës e themelimit të Marine amerikane, 249 vjet më parë.

Osmani ka postuar disa fotografi në Facebook, mesin e të cilëve edhe me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier. Bashkë me Osmanin ishte edhe Zotëriu i Parë, Pridon Sadriu.

Mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, një traditë tashmë e vendosur në 249 vjet që U.S.Marine feston ditën e themelimit dhe përkujton të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për liri e paqe kudo në botë”, ka shkruar Osmani.

Në këtë shënim ka marrë pjeë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. /Gazeta Express

 

Komento: