Vdes veterani i UÇK-së, Vehbi Koraçi

18:38 | 03 Nëntor 2024
nderroi-jete-veterani-i-uck-se,-vehbi-koraci

Sot ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, nga Kaçaniku Vehbi Koraçi.

Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të luftës së UÇK-së, Vehbi Koraçi, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka shprehur ngushëllime familjes. Ai ka vlerësuar lartë veprën e tij.

Ndryshe Vehbi R. Koraqi gjatë luftës, ishte pjesë e Komandës së Brigadës 162 “Agim Bajrami”, të Kaçanikut  në Zonën Operative të Nerodimës.

Varrimi i të ndjerit u bë sot në varrezat e dëshmorëve në Kaçanik.

Komento: