Konfiskohen rreth 100 kilogramë drogë, Qavolli: Do të kërkojmë caktimin e paraburgimit për të dyshuarit

20:38 | 03 Nëntor 2024
konfiskohen-rreth-100-kilograme-droge,-qavolli:-do-te-kerkojme-caktimin-e-paraburgimit-per-te-dyshuarit

Një operacion i madh policor u zhvillua sot nga Antidroga e Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Pejës, në fshatin Raushiq.

“Kalaja” prangosi dy persona të dyshuar, të cilët janë ndaluar për 48 orë.

Aty u gjet dhe konfiskua rreth 100 kilogramë drogë e llojit marihuanë.

Rreth këtij rasti ka folur për Klankosova.tv prokurori i rastit Ersan Qavolli.

“Është shkatërruar një laborator i drogës. Operacioni është zhvilluar në Raushiq të Pejës dhe kemi zhvilluar kontrolla edhe në Barilevë. Janë 213 bimë, në gjendje të ndryshme, disa prej tyre e gatshme dhe tjerat në formë të bimëve duke u terur”, tha ai.

Qavolli njoftoi se në këtë aksion janë konfiskuar edhe katër vetura.

Ai njoftoi se nesër do të bëhet edhe kërkesa e caktimit të masës së paraburgimit për personat e dyshuar.

Për rastin më herët njoftoi edhe Policia e Kosovës.

Komento: