Anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë për mos funksionalizimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.
Haxhiu tha për “Front Online” se ky ligj nuk u miratua, pasi që, siç thotë ai, fokusi i VV-së ka qenë tek tenderët.
Sipas tij, pushteti dështoi qëllimshëm për shkak të interesave të grupeve të tyre.
“Premtimi për Sigurime Shëndetësore nuk u realizua sepse pushteti ka qenë i angazhuar pas tenderëve në MSH. Ky mund të konsiderohet dështim i qëllimshëm për shkak të interesave të grupeve të interesit në dëm të qytetarëve”, u shpreh Haxhiu. /FrontOnline/