Fermerët e Gjilanit përfitojnë serra në vlerë prej 128 mijë eurove

12:08 | 04 Nëntor 2024
fermeret-e-gjilanit-perfitojne-serra-ne-vlere-prej-128-mije-eurove

Po vazhdon mbështetja e fermerëve nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari.

Tanimë janë 128 fermerë kanë përfituar serra të madhësisë 100 m², vlera e të cilave arrin 128 mijë euro.

Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, Bajram Isufi, bashkë me koordinatoren Kosovare Pajaziti, nga “Islamic Relief Kosova”, kanë vizituar disa zona në fshatra e qytet ku po bëhet montimi i serrave 100 m² në bashkëpunim me shoqatën e lartcekur.

“Kemi shpërndarë 128 serra për 128 fermerë dhe pas shpërndarjes ka filluar edhe montimi i tyre, ku edhe kemi vizituar disa lokalitete për të parë nga afër ecurinë e montimit të tyre”, tha Isufi.

Ai theksoi se vlera e këtij projekti është 128 mijë euro, bëhet e ditur në kumtesë.

“Mbështetja ndaj fermerëve në rritjen e kapaciteteve prodhuese nuk do të ndalet në forma të ndryshme nga Komuna e Gjilanit, pasi që e kemi edhe prioritet të vazhdueshëm bujqësinë dhe rritjen e vazhdueshme të mirëqenies së fermerëve”, tha Isufi.

Komento: