Gjashtë të lënduar pas një aksidenti në Prishtinë

09:38 | 05 Nëntor 2024

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e hershëm të së martës në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe ka përfshirë dy automjete.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për FrontOnline se si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ajo shtoi se aktualisht njësiti i trafikut rrugor është duke u marrë me hetimin e rastit.

 

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti për FrontOnline

Komento: